INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurori, Komisioni dëgjon kandidatët, Strazimiri: Mbledhje moniste

Kryeprokurori, Komisioni dëgjon kandidatët, Strazimiri: Mbledhje moniste

Publikuar më: 18:32 13-12-2017

Ndërsa Komisioni i Ligjeve është duke dëgjuar prezantimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, ka reaguar deputeti i PD-së Gent Strazimiri. Kujtojmë se në komision mungojnë anëtarët e PD-së dhe LSI-së

Në një postim në rrjetin social FB ai shprehet se nuk është një mbledhje komisioni ,por një mbledhje moniste duke lavdëruar me ironi dhe ndërmjetesit.

Postimi i plotë

Nuk është mbledhje Komisioni!

Nuk është madje as mbledhje e njëanëshme e partive të mazhorancës!

Është një mbledhje monopartiake, që po përzgjedh kreun e një ORGANI TË PAVARUR NGA TË GJITHË, në një proçedurë haptazi jashtë-Kushtetuese e MONISTE!

Reforma në drejtësi:
- Nisi me 140 votat e të gjitha partive në Kuvend!
- Ligjet e organike I miratoi vetëm me 88 votat e partive të qeverisë!
- Emërimet po i bën vetëm me 36 votat e partisë së "Saje Qorrit"!
- Për dhënien e një "drejtësie të drejtë" s'ka më nevoje për vota... e bën VETË AI! I VETËM!

P.S. Bravo "ndërmjetësit", "negociatorët", "garantët"!
T'i kesh të gjithë e t'i përzesh të gjithë, me ngulm.... vetëm ju mund ta bënit...

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167