INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja Arta Marku nën akuzë. Kush e padit tek Krimet e Rënda [FOTO]

Kryeprokurorja Arta Marku nën akuzë. Kush e padit tek Krimet e Rënda [FOTO]

Publikuar më: 10:46 10-01-2018

Vendimet e kryeprokurores Arta Marku po hasin në rezistencën e vartësve të saj. Kësaj radhe bëhet fjalë për ish-kreun i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, i cili ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kryeprokuroren Arta Marku. Ai refuzon vendimin e Markut, pasi sipas tij është antiligjor. Dritan Gina e akuzon Arta Markun për shpërdorim detyre dhe pasi dorëzoi kallëzim dha këtë qëndrim për mediat.
Dritan Gina:
“Sot u paraqita për të bërë kallëzim penal ndaj prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Arta Marku si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cënim të figurës sime si profesionist. E akuzoj për shpërdorim detyre, Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të formave kushtetuese dhe ligjore që i kam argumentuar në kallëzimin penal prej 15 faqesh”.
Edhe një ditë më parë ishte bashkëshortja e Ginës, Rovena Gashi, që paditi në Gjykatën Arta Markun. Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

dritaniiii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438