INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja Arta Marku nesër përballë Vettingut

Kryeprokurorja Arta Marku nesër përballë Vettingut

Publikuar më: 13:05 02-07-2018

Kryeprokurorja Arta Marku do të përballet nesër me procesin e Vettingut.  Marku do të paraqitet përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’iu nënshtruar testit të pasurisë, të integritetit personal dhe profesionalizmit. Duke parë deklaratat e pasurisë së kryeprokurores rezulton se ajo ka marr disa kredi. Ajo zotëron 1/3 e një apartamenti 55 metra katrorë, mesa duket të privatizuar bashkë me prindërit, si dhe një apartament me vlerë 103 metra katrorë të blerë me kredi bankare. Arta Marku u zgjodh prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në një seancë të tensionuar parlamentare në dhjetor 2017 është në prag të konfirmimit në detyrë duke parë pasurinë e modeste. 42-vjeçarja u zgjodh në postin më të lartë të akuzës pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032448768615723