Kryeprokurorja Arta Marku, ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt qytetit të Shkodrës.
Sipas informacioneve kryeprokurorja po kryen një vizitë në kuadër të një aktiviteti që do të zhvillohet në Prokurorinë e Shkodrës.
Aktiviteti konsiston në analizën vjetore që do të bëj organi i akuzës.
Ndërkohë, Marku duket se e ka nisur këtë procedurë nga Shkodra, pasi kryeprokurorja do të jetë e pranishme edhe në takimet e rretheve të tjera në ditët në vijim.
Kryeprokurorja Marku ka shërbyer për një kohë të gjatë si prokurore pranë këtij institucioni.