Zgjedhja e Vate Stakës në vend të Antoneta Sevdarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka shkaktuar debate në Asamblenë e përgjithshme të Prokurorëve. Debati ka qenë për fletën e votimit, ku Sokol Malaj ka kërkuar që në flete të shkruhen opsionet pro dhe kundër, ndërsa në kundërpërgjigje Arta Marku u shpreh se ky vendim tashmë është marrë dhë kush nuk do mund të largohet dhe të mos marrë pjesë në votim.
Debati
Sokol Malaj: Unë ftoj prokurorët që të ngrenë dorën kush është dakord që të votohet me 1 të 10-tën për mënyrën e përzgjedhjes dhe unë ngre dorën.
Arta Marku: Mbledhjen e drejtoj unë zoti Malaj. Ju lutemi uluni që të mos ju nxjerr jashtë. Uluni se përndryshe do dilni jashtë.
Sokol Malaj: Dilni jashtë...Nuk jemi në fillore
Arta Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, nuk e drejtoni ju.
Sokol Malaj: Mbledhjen e drejtoni ju, por unë po bëj një propozim që duhet respektuar.
Arta Marku: Uluni ose vazhdoni.