INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja Marku në Durrës: Grupet kriminale më agresivë, prokurorët të mos ndalen

Kryeprokurorja Marku në Durrës: Grupet kriminale më agresivë, prokurorët të mos ndalen

Publikuar më: 13:23 08-02-2018

Gjatë një takimi të zhvilluar në Prokurorinë e Durrësit, Kryeprokurorja Arta Marku u bëri thirrje prokurorëve që të mos ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit.

Në fjalën e saj Marku u shpreh se ka një ulje të veprave penale kundër jetës por ka një rritje të agrisivitetit nga grupet kriminale. Sipas saj kjo vjen nga mosndëshkimi apo ndëshkimi i lehtë . Ajo kërkoi edhe më shumë hetime në fushën e kontrabandës në port.

‘Qyteti i Durrësit si një nga qytetet porte të vendit tonë rezulton me shumë pak vepra penale në fushën e kontrabansës. Duhet që edhe kryesihst prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në cështjet që hetojnë duke mos u mbetur të kufizuar vetëm referimit që mund të vijë nga policia apo nga doganat’ u shpreh Marku.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537