INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KRYESON SALI BERISHA/ Zbardhen paditë për shpifje të Edi Ramës [DOKUMENTAT]

KRYESON SALI BERISHA/ Zbardhen paditë për shpifje të Edi Ramës [DOKUMENTAT]

Publikuar më: 21:09 02-03-2019

Premtimi publik i kryeministrit Edi Rama për të paditur gjithkënd që shpif ndaj tij apo ekipit qeverisës mund të konsiderohet një premtim i mbajtur. Të paktën 15 padi të firmosura nga Edi Rama, janë depozituar në Gjykatën e Tiranës nga nëntori i vitit 2018 e në vijim, ku të paditur janë kundërshtarët e tij politikë.

A2CNN zbardh paditë kryeministrore, përmes të cilave Rama synon të dëmshpërblehet në shumën e 17 milionë lekëve në total.

Lista e të paditurve kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në shtatë padi kundër tij Rama pretendon deklarata të pavërteta të pohuara nga ish-kryeministri në studio televizive apo në rrjetet sociale.

Në padinë e datës 9 nëntor 2018, Rama kërkon 23 mijë USD dëmshpërblim nga Berisha, ndërsa në 6 paditë e tjera nga 1 milionë lekë secila. Në disa prej tyre, Rama i kërkon gjykatës të detyrojë ish-kryeministrin të përgënjeshtrojë deklaratat në faqen e tij në Facebook, si edhe në mediat që i kanë përcjellë.

Pas Berishës, në listën e të dërguarve ne gjyq nga Rama vjen kryeopozitari Lulzim Basha. Në tre padi kundër tij, Rama kërkon nga 1 milionë lekë dhe përgënjeshtrimin e thënieve të konsideruara si shpifje.

padi1.jpg

padi2.jpg

padi3.jpg

padi4.jpg

padi5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887