INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryesuesja e qarkut Dibër,i përgjigjet Ramës: Nuk e bëre Rrugën e Arbrit

Kryesuesja e qarkut Dibër,i përgjigjet Ramës: Nuk e bëre Rrugën e Arbrit

Publikuar më: 16:33 30-05-2017

Kryesuesja e qarkut Dibër, Dhurata Çupi i përgjigjet kryeministrit Rama pas humorit që ky i fundit bëri me listat e Partisë Demokratike. Rama postoi në facebook të martën në mesditë një foto me diçiturën “vijon kërkimi për kandidatët e PD”. Çupi e renditur e para në listën e PD-së për Dibrën ka reaguar, pasi kreu i mazhorancës këtë postim e ka bërë ndërsa bënte fushatë elektorale në këtë qark. “ Jam e bindur se patriotët e mi do të dinë të vlerësojnë njerëzit që punojnë për ta dhe se do të jenë aq të mençur sa të mos besojnë më në përrallat e kryeministrit, që siç bëri dje , ka bërë prej 4 vitesh. Rrugën e Arbrit nuk e bëri Edi Rama, pavarësisht se e kishte projektin gati , dhe nuk do ta bëjë sërish , siç nuk ka bërë asgjë për banorët e këtyre zonave”-kundërpërgjigjet kandidatja.


Statusi i plotë i Dhurata Çupit
Ndihem e privilegjuar nga kryetari i PD Z.Lulzim Basha që më vendosi për të udhëhequr fitoren PD në Dibër.
Republika e Re po hedh themele të forta.
Bashkë të gjithë do t’ia dalim të jemi e nesërmja e sigurtë e shqiptarëve.
Unë ndihem e privilegjuar për përgjegjësitë që më ka dhënë Kryetari i Partisë Demokratike Z.Lulzim Basha për të udhëhequr ekipin e fitores së këtyre zgjedhjeve në Qarkun e Dibrës.
Ekipi ynë do të jetë në shërbim të dibranëve dhe shqiptarëve sot dhe nesër, për një të ardhme të sigurtë e një ekonomi të fortë. Jam e bindur se patriotët e mi do të dinë të vlerësojnë njerëzit që punojnë për ta dhe se do të jenë aq të mençur sa të mos besojnë më në përrallat e kryeministrit, që siç bëri dje , ka bërë prej 4 vitesh. Rrugën e Arbërit nuk e bëri Edi Rama, pavarësisht se e kishte projektin gati , dhe nuk do ta bëjë sërish , siç nuk ka bërë asgjë për banorët e këtyre zonave. Rruga e Arbërit do të shkojë në çdo derë dibrani si projekt i Lulzim Bashës Kryeministër.
Ndonëse kryeministri është mësuar të gënjejë shqiptarët e të përpiqet të bëjë batuta madje edhe me hallet e tyre, i them që mos të fusë në këtë lojë gratë dibrane. Si bijë e tyre e di shumë mirë se ato e dinë shumë mirë se çfarë është familja dhe se vota e tyre me 25 qershor do të jetë bashkë me bashkëshortët e tyre pikërisht për familjen, për PD me numrin 6.
Ekipi i zgjedhur nga kryetari i PD Lulzim Basha do të jenë për shqiptarët dhe vetëm për interesat e tyre.
Bashkë me Dibranët do t'ia dalim të sjellim ndryshimin përmes Republikës së Re.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889