INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetarët e rinj të bashkive mbesin pa Këshilla Bashkiakë

Kryetarët e rinj të bashkive mbesin pa Këshilla Bashkiakë

Publikuar më: 13:41 16-07-2019

Vota kundër e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjehdjeve, Klement Zguri ka bllokuar formimin e Këshillave Bashkiakë të dalë nga votimet e 30 qershorit. Për shkak se nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për asnjë nga 22 bashkitë që u shqyrtuan sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiake, këto këshilla janë të bllokuar. Socialistët pritet t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor për të bërë të mundur shpërndarjen e mandateve për këshilltarët, pasi në të kundërt nuk mund të bëhet betimi i kryebashkiakëve të rinj.

Këshillat bashkiake pa vendim janë: Skrapari, Bulqiza, Klosi, Dibra, Cërriku, Gramshi, Divjaka, Mallakastra, Patosi , Këlcyra, Libohova, Tepelena, Kolonja, Maliq, Kukës, Tropoja, Malësi e Madhe, Himarë, Sarandë, Lushnje, Durrës, Lezhë.
Ndërkaq nesër mbahet mbledhja e radhës në orën 10:30, ku do shqyrtohen 13 bashki të tjera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015830993652344