INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetari i kushtetueses përballë Vettingut. Do të kalojë?

Kryetari i kushtetueses përballë Vettingut. Do të kalojë?

Publikuar më: 08:38 08-06-2018

Ndërsa Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë funksionit, pasi procesi i Vettingut ka ‘kapur’ pjesën më të madhe të anëtarëve, sot këtij procesi do t’i nënshtrohet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur kalendarin e seancave dëgjimore ku këtë të premte në mesditë do të dalë përballë trupës së Vettingut edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Trupa që do të gjykojë dosjen e tij do të përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Sipas ligjit kreu i Kushtetueses do të vlerësohet për tre kriteret atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.
Gjykata Kushtetuese është me trupë të reduktuar, pasi ka mbetur me vetëm tre anëtarë.
Më herët ka dhënë dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, ndërsa u shkarkuan Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha. Ndërsa e vetmja që e kaloi Vetingun ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666