INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi niset për një vizitë zyrtare në SHBA

Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi niset për një vizitë zyrtare në SHBA

Publikuar më: 17:18 05-12-2017

Me ftesë të Kongresmentit Robert Pittinger, Zëvendëskryetar i Nënkomisionit për Terrorizmin dhe Financimin e Paligjshëm në Kongresin Amerikan, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në Forumin e 10-të Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Washington D.C në datën 7 dhjetor 2017.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste z. Taulant Balla, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme znj. Mimi Kodheli dhe nga deputeti Asnastas Angjeli.

Forumi i 10-të Parlamentar për Sigurisë dhe Inteligjencën ka 119 pjesëmarrës, nga 45 vende për të diskutuar mbi financimin e terrorizmit, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432