INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetari i Londrës thotë se Britania është më mirë jashtë BE-së

Kryetari i Londrës thotë se Britania është më mirë jashtë BE-së

Publikuar më: 09:27 22-02-2016

Kryetari konservator dhe kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson ka thënë se është i vendosur të bëjë fushatë që Britania të largohet nga Bashkimi Evropian.

Ministrat britanikë kanë filluar fushatën për të tërhequr sa më shumë mbështetje nga votuesit për çështjen e qëndrimit apo jo të vendit në Bashkimin Europian, pasi kryeministri David Cameron shpalli mbajtjen e referendumit më 23 qershor.

Cameron paralajmëroi se dalja nga BE nuk do të ndalonte ardhjen e emigrantëve në Britani, ndërsa gjashtë ministra të kabinetit të tij i janë bashkuar fushatës për daljen nga blloku. Kryeministri e shpalli datën e referendumit jashtë zyrës së tij, të shtunën, pas kthimit nga Brukseli me një marrëveshje që sipas tij i jep Britanisë një status të posaçëm brenda bllokut.

Ai paralajmëroi se dalja nga BE-ja do të ishte një kërcim në errësirë dhe i kërkoi zgjedhësve të mbështesin marrëveshjen e siguruar prej tij.

Ai sfidoi euroskeptikët duke u kërkuar të shpjegojnë se si do të ishte marrëdhënia e vendit me Europën në rastin e daljes prej BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898