INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetari i PD, deputetë, kreu i policisë, tashmë dhe kryetar bashkie në Prokurori për ‘Xhisielën’

Kryetari i PD, deputetë, kreu i policisë, tashmë dhe kryetar bashkie në Prokurori për ‘Xhisielën’

Publikuar më: 10:20 18-10-2018

Xhisiela Maloku po çon shumë zyrtarë të lartë përballë organit të akuzës. pas Lulzim Bashës, Taulant Ballës, Ardi Veliut apo dhe Rrahman Rrajës sot është thirrur për të dëshmuar për çështjen “Xhisiela” edhe Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi ndodhet në prokurori.
Ai është thirrur për tu pyetur lidhur me hetimet për çështjen "Xhisiela" Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është kallëzuar nga Emiliano Nuhu për kërcënim.
Nuhu, ne denoncimin e tij, e ka permendur emrin e Artur Bushit, si një nga personat që kishte qenë në zyrën e Komisariatit të policisë së Fushë Krujës kur ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Vetë Bushi në prononcime pas denoncimit e ka mohuar, ndërkohë dje gjykata e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë 'arrest me burg" për Rexhep Rrajën, i akuzuar për përndjekje.

Article Logic
Execution time: 0.0035898685455322