INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryetarja e FRESSH-it  Shkodër, Xheni Halili e quan  Arben Ahmetajn,  palaço.

Kryetarja e FRESSH-it Shkodër, Xheni Halili e quan Arben Ahmetajn, palaço.

Publikuar më: 20:09 12-07-2016

25 vjetori i Partisë Socialiste është shoqëruar edhe me skandale. Letra e publikuar një ditë më parë nga deputeti Vladimir Kosta ku hidheshin akuza edhe ndaj Ministrit të Financave, Arben Ahmetaj duket se ka gjetur mbështetjen edhe në bazë.

Një reagim i fortë mund të quhet edhe ai që postuar në rrjetin e saj në Facebook, kryetarj e të rinjve eurosocialistë të Shkodrës, Xheni Halili.

Duket se ajo ka një llogari personale me Arben Ahmetajn dhe për këtë ajo ka gjetur veten e saj tek fjalët e artikuluara në letrën e Vladimir Kostës. “Nuk më tërhoqi asnjë fjalë e thurur bukur aq shumë sa mbiemri Ahmetaj. Po the Ahmetaj i ke thënë të gjitha”- e fillon kështu reagimin e saj kryetarja e FRESSH-it të Shkodrës ndërsa për të, Ministri i Financave Arben Ahmetarj është një një palaço.

“Palaçoja i PS e shumë të tjerë si ai. Unë besoj se Partia Socialiste për të cilën iu bashkova BETEJËS, kam ecur me kokën lart, sepse i kam ditur kufijtë e mi, dhe aq sa kam premtu kam ba (kam dëshmitarë kur kam premtu) do LUFTOJ shumë për të, se kur them ia dalim dhe fitojmë”- shkruan Xheni Halili, por nuk e mbyll me kaq.

Ajo është aq e bezdisur dhe e neverituar nga prania e Ahmetajt në PS saqë bën edhe një premtim burrneshash: “Ne ia dalim dhe fitojmë, por n.q.s Ahmetaj e disa palaço si ai janë prapë në 2017, fjalë burrneshash: UNË, Xheni Haliliu, HEQ DORË! UNË TËRHIQEM! S’ASHT KY IDEALI JEM, S’ASH KJO PARTIA JEME!”.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787