INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kryevepra e Mercedes, C43 Coupe modeli i fundit

Publikuar më: 10:34 25-02-2016

Mercedes AMG ka zbuluar modelin C43 Coupe përpara debutimit të tij në Geneva Motor Show. Modeli i projektuar për të luftuar me Audi S5, C43 Coupe ka një tabelë sportive para me një grilë radiatori nga diamanti dhe një hyrje ajri të madhe.

Modeli ka qenë gjithashtu i pajisur me pasqyrë të zezë, ka theksime nga ngjyra e argjendit dhe disa pjesë mat, dhe një sistem sportiv shtesë, ndryshime të tjera përfshijnë një spoiler trungu i montuar, një diffuser mbrapa, dhe rrota të lehta prej 18-inç.

Brendia e tij është kryesisht sportive duke filluar nga ulëset si dhe një timon të qepur në kontrast me të kuqe, gjithashtu do të ketë rripa të kuq të sigurimit.

Mercedes AMG C43 do të ketë një motor mjaft të fuqishëm, motori do të jetë 3.0 V6 Biturbo që prodhon 362 kuaj fuqi, i cili është i lidhur me një transmetues prej nëntë shpejtësish automatike i cili po ashtu shpërndan fuqinë në të gjitha rrotat. Makina lëvizë nga 0 deri 100 km/h për 4.6 sekonda dhe shpejtësia maksimale arrin 250 km/h.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939