INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryqi i Kuq Shqiptar bashkon forcat me Vodafone Albania për të 11-tin vit

Kryqi i Kuq Shqiptar bashkon forcat me Vodafone Albania për të 11-tin vit

Publikuar më: 15:36 28-03-2017

600 persona të prekur nga sëmundja e Talasemisë!

Kjo është shifra e cila sa vjen e rritet çdo vit në Shqipëri duke shtuar kështu nevojën për gjak, më konkretisht plot 35 mijë njësi. Kryqi i Kuq Shqiptar prej vitit 2005 është angazhuar që t’i shërbejë komunitetit duke promovuar dhurimin vullnetar të gjakut pa pagesë. Të shumta kanë qenë kompanitë që e kanë mbështetur dhe një shembull i mirë është ai i Vodafone Albania, i cili për të 11-tin vit rresht organizoi sot fushatën e tij. 

Christina Samoulada, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, shpjegoi se dhurimi i gjakut është një akt jo vetëm domethënës por edhe shumë efikas. Ajo u shpreh se mesazhi që ky akt përcjell është akoma më i rëndësishëm, pasi nëqoftëse edhe kompani të tjera do të ndiqnin të njëjtën logjikë, do mund të ndihmonin bankat e gjakut në Shqipëri që të plotësonin nevojat e njerëzve që vuajnë. 

Por ja që nevojat e larta për gjak nuk mund të përballohen vetëm nga dhurimi i 65 punonjësve të Vodafone Albania. Për mikrofonin e IN Tv, përfaqësuesja e Kryqit të Kuq Shqiptar, Xhulieta Muçollari u shpreh se pavarësisht fushatave të shumta, kërkesa për gjak vazhdon të mbetet më e lartë se dhuruesit vullnetarë. Ndërkohë ajo bëri thirrje tek të gjithë për t'ju bashkuar kauzës fisnike.

Një thirrje e rëndësishme që urojmë të mos bjerë në vesh të shurdhët, por të sensibilizojë sa më shumë njerëz për t’u kthyer heronj në vetëm një ditë, duke dhuruar gjak! 

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984