INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KShH: Kushtet në burgun e Zaharisë tepër të rënda, të sëmurët nuk marrin mjekimin e duhur

KShH: Kushtet në burgun e Zaharisë tepër të rënda, të sëmurët nuk marrin mjekimin e duhur

Publikuar më: 11:05 03-12-2017

Kushtet infrastrukturore në burgun e Zaharisë në Krujë paraqiten në gjendjen më të keqe, sipas një vëzhgimi nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) për respektimin e të drejtave dhe trajtimit të shtesave.

"Nga takimet e zhvilluara në këtë institucion na u paraqitën ankesa të shumta lidhur me furnizimin me ujë, ngrohjen, ushqimin dhe higjienën. Gjithashtu u vërejt një mungesë e aktiviteteve me natyrë ri-edukuese dhe rehabilituese. Është e nevojshme të përmendim se, në organikën e sektorit psiko-social kishte një vakantë ndërkohë që të punësuarit pranë këtij sektori nuk kishin të gjithë kualifikimin e nevojshëm si punonjës social apo psikolog," shkruan për KSHH

Por jo veç kushtet e instiuticionit paraqiten në gjendje të keqe por dhe shërbimi ndaj personave të sëmurë.

KSHH konstanti që në burgun e Zaharisë mungonë personeli i kualifikuar për personat e sëmurë me shëndetin mendor, kryesisht në këtë institucion janë 3 mjekë nga 5 që duhet të jenë.

Gjatë monitorimit KSHH ka deklaruar se në këtë burgë janë 60 persona ishin të moshës mbi 53 vjeç që vuanin nga sëmundje kronike, 8 paraplegjikë, 14 diabetikë, 17 me sëmundje kardiovaskulare, 6 me sëmundje pulmonare, 1 me sëmundje tumoriale ndërsa 8 persona me sëmundje infektive (HIV/AIDS, TBC, HEPATIT).

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762