INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KSHH: “Në Shqipëri më shumë të arrestuar për shkeljet rrugore se sa për trafik drogë” [VIDEO]

Publikuar më: 16:21 20-11-2017

Në Shqipëri më shumë qytetarë janë arrestuar për shkeljet ligjore në drejtimin e automjeteve se sa në prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, gjatë monitorimit të 400 rasteve të masës së sigurimit arrest me burg në gjykatat e Tiranës dhe të Durrësit.

Erida Skëndaj:
“20% të arrestuar për shkelje të ligjit gjatë drejtimit të makinës. 15% të rasteve për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
I pranishëm në këtë aktivitet, ku u prezantua studimi i KSHH, drejtori i Burgjeve Arben Çuko tha se ky sistem është përfshirë në një reformë të thellë jo vetëm ligjore por edhe infrastrukturore. Në këtë drejtim Çuko lëshoi këtë premtim.
Arben Çuko:
“Do të ndërtojmë Spitalin e Burgjeve”.
Në studimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ishte në fokus dhe monitorimi i punës së avokatëve, e cila në fakt cilësohet si punë e dobët. Kjo ndoshta shpjegon dhe faktin se 56% e rasteve kërkojnë avokat privat, dhe vetëm 40% zgjedhin të mbrohen në këtë fazë nga avokatë kryesisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059