INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KShH për të drejtat e njeriut! Në Shqipëri ende ka shkelje...[VIDEO]

KShH për të drejtat e njeriut! Në Shqipëri ende ka shkelje...[VIDEO]

Publikuar më: 15:45 17-12-2018

Të drejtat e njeriut në vendin tonë ende shkelen. Është ky konkluzioni i një raporti të hollësishëm, që ka prezantuar Komiteti Shqiptar i Helsinkit përpara zyrarëve të lartë në  vend dhe atyre ndërkombëtarë. Ekspertë dhe përfqësuesi i OSBE-së kanë prezantuar rëndësinë e raporteve mbi të drejtat e njeriut.

“Raportet kanë tërhequr vëmendjen e publikut, mediave, pushtetarëve dhe ndërkombëtarëve,” tha Presidentja e KShH, Vjollca Meçe.

Ndërsa, Kreu i OSBE-së në vendin tonë, Borchardt me fjalët e tij ngjalli shpresën për demokracinë. “28 vjetori i orgnanizatës tuaj përkon me rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Kur shoh zhvillimet më rritet shpresa, që gjenerata e re do të guxojë më shumë për demokraci,” theksoi Bernd Borchardt.
Raporti i KShH, ka veçuar dhe arritjet, por dhe shkeljet. Për procesin e Vettingut shtetasit kanë përcjellë një numër të konsiderueshëm ankesash tek organet e Vettingut, por ata nuk kërkuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Gjithashtu KShH raporton se monitoroi 28 komisariate të policisë, ku rezultoi se disa prej tyre janë krejt të papërshtatshme dhe në disa raste kanë elementë të trajtimit ç’njerëzor. Përsa i përket sigurisë në rastet e personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor në burgje, stafi mjekësor rezultoi se nuk ndërmerr hapat e duhur për të vlerësuar rrezikun e sigurisë nga vetëlëndimet.
Një vend të veçantë në raport ka dhe niveli i korrupsionit. Ai mbetet i lartë në sektorin e arsimit. Ndërsa në kuadrin e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, KShH ka reaguar publikisht edhe në rastet e presionit, që u janë bërë gazetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039