INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KShH:

KShH: "Të burgosurve iu mohohet e drejta e votës" [VIDEO]

Publikuar më: 12:22 09-06-2017

Çdo një njëri mbi 18 vjeç ka të drejt të zgjedh apo të zgjidhet, ndërsa personat e dënuar kanë të drejt të zgjedhin dhe jo të zgjidhen nëse nuk janë dënuar me vendim të formës së prerë për krimet që neni nr 2 dhe 4 parashikon.
Këto janë të drejtat i gëzon çdo individ në zbatim më kushtetutën, por që për të burgosurit e burgut të Peqinit ky ligj nuk njeh zbatim.
Në një vëzhgim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka rezultuar se të burgosurit dhe individët në paraburgim nuk figurojnë në listën e zgjedhjeve të datës 25 Qershor 2017.
Arsyetimi që drejtuesit e këtij burgu kanë dhënë se pse këtyre të burgosurve nuk iu është njohur e drejta e votës është se nuk iu ka ardhur asnjë udhëzim për t'iu lejuar të ushtrojnë këtë të drejtë pasi në Shqipëri edhe ligjet duhet të zbatohen me udhëzime nga lartë.
Përveç kësaj mohimi i votës të paraburgosurve bie ndesh edhe me nenin 30, të Kushtetutës ku thuhet se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992