INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthehen 160 shqiptarë, kërkuan azil në vendet e BE

Kthehen 160 shqiptarë, kërkuan azil në vendet e BE

Publikuar më: 11:56 14-12-2017

Riatdhesohen 160 shtetas shqiptarë nga vendet e BE. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit janë kthyer në Shqipëri dhe 160 azilkërkues të tjerë. Në Rinas janë kthyer me tre avionë të posaçëm azilkërkuesit, të cilëve sipas policisë, u ishte mohuar kërkesa për azil. Personat e kthyer vinin nga vende si Gjermania, Franca dhe Anglia. “160 shtetas te rikthyer sot nga vendet e BE-së, tentuan azil. Gjatë pasdites së sotme, në aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçme, 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkesa për azil nga këta; 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 nga Franca, si dhe 60 shtetas nga Anglia”-njofton policia. Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen. Policia e Shtetit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë. Por pavarësisht kësaj deklarate ajo që vlen të theksohet është se Policia e Shtetit gjatë këtyre tre muajve të fundit e ka rritur kontrollin dhe parandalimin e azilkërkuesve. Policia e Shtetit do vazhdojë në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë. “Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë! Respektoni rregullat e lëvizjes dhe afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen.”, -njofton policia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031719207763672