Korea e Veriut ka kthyer trupat e mbetura që mendohet të jenë ushtarët amerikanë të rënë gjatë Luftës Koreane. Kjo është lëvizja më e fundit diplomatike mes Uashingtonit dhe Penianit. Të afërmit kanë pritur vite të tëra për të marrë trupat e të dashurve të tyre.
Riatdhesimi u pranua në Qershor, gjatë takimit mes presidentit amerikan Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong-un. Takimi në Singapor, ku dy liderët ranë dakord për të punuar mbi 'denuklearizimin e Gadishurllit Korean', është kritikuar për mungesë detajesh apo për kohën kur do të ndodhë kjo. Mendohet se 55 ushtarë janë kthyer, por nevojitet të bëhen testet për të provuar se bëhet fjalë për mbetjet e trupave të ushtarëve amerikanë. Por rikthimi i trupave të ushtarëve amerikanë ishte një ndër pikat e listuara në deklaratën e qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e firmosjes së armëpushimit, e cila i dha fund Luftës Koreane e cila përfudnoi në 1950-1953. Ka mundësi që ky proces identifikimi të marrë vite.