Sejdi Thaçi, i zhdukur në vitin 1999, pasi ishte marrë nga forcat serbe pas rastit Panda, është kthyer i gjallë në fshatin e tij. Familjarët e tij thonë se ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, si fizikisht ashtu edhe nga ana psikologjike.
Djalli i vëllait të tij, thotë që është kthyer nga veriu i Mitrovicës, së bashku me një person tjetër i cili ka vdekur para 5 muajsh. Ai gjithashtu thotë se për shkak të gjendjes shëndetësore jo te mirë, Sejdiu nuk mund të na tregoje detaje të tjera si dhe i kujtohet momenti kur është arrestuar.