INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthehet moti i keq. Fundjavë me reshje, shtrëngata dhe erë të fortë[VIDEO]

Kthehet moti i keq. Fundjavë me reshje, shtrëngata dhe erë të fortë[VIDEO]

Publikuar më: 16:33 30-03-2018

Duket se moti i keq nuk do ti ndahet Shqipërisë. Pas disa ditëve pranverore, reshjet e shiut kthehen sërish. Instituti i Gjeoshkencave në buletinin mbi rreziqet natyrore të publikuar sot parashikon se në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut. Ekspertët e Gjeoshkencave parashikojnë se ditën e shtunë do të shënohen reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër. Ndërkohë  dita e diel, 1 prill do të shënojë reshje në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës, duke kthyer sërish frikën e përmbytjeve nga rritja e niveleve të prurjeve në liqene dhe basene. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve. Gjatë ditës së shtunë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 13  deri në  21 °C, në vendet e ulëta: 12  deri në 23 °C dhe në vendet malore 6 gradë deri në 18 gradë°C. Ditën e diel temperaturat do të ulen me disa gradë ndërkohë që gjatë ditës së shtunë ekspertët parashikojnë se do të fryjë erë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213