INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthehet përsëri një tjetër ligj në parlament nga presidenti Meta! Ja vendimi i dekretuar

Kthehet përsëri një tjetër ligj në parlament nga presidenti Meta! Ja vendimi i dekretuar

Publikuar më: 20:58 15-01-2019

Faqja e Presidencës së Republikës së Shqipërisë ka publikuar para pak minutash njoftimin se Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit ‘Për Kadastrën’.

Sot më 15 Janar 2019 Presidenti Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Njoftimi i Presidencës

Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në frymën e mbrojtjes të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe garantimit të të drejtave të pronësisë, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85 pika 1 të saj, kam vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas këtij arsyetimi, pasi në formën e miratuar dhe referuar problematikës së konstatuar ky ligj bie ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe juriprudenca kushtetuese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824