IN SPORT

Kthehet Roma, fiton 1-3 ndaj Carpit

Publikuar më: 11:15 13-02-2016

Roma ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Carpit në udhëtim me rezultat 3-1.

Mjaftuan vetëm dy minuta në çastet e fundit të ndeshjes Carpi-Roma që skuadra e Spalletit të siguronte fitoren e katërt rresht duke dhënë sinjale të rëndësishme ndaj rivalëve në garën për një vend në Champions League.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse Carpi tentoi të jepte sinjale të rrezikshme në portën e verdhekuqve.

Francezi Digne zhbllokoi sfidën në minutën e 56 me një gol që i dha oksigjen ekipit të Spalletit, por Lasagna gjeti rrugën e rrjetës për të barazuar llogaritë.

Naingolan, Pjanic dhe Salah transformuan fytyrën e skuadrës së Spalletit që e kërkoi me ngulm golin dhe arriti ta realizonte në minutën e 84 me Dzekon por merita kryesore shkon për egjiptianin.

Pak sekonda më vonë, sulmuesi afrikan mbylli përfundimisht takimin duke i dhuruar tre pikë të arta Romës që ngjitet përkohësisht në vendin e tretë të klasifikimit me 47 pikë, një më shumë se Fiorentina dhe dy më shumë se Interi që do të ndeshen të dielën në “Artemio Franchi”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032658576965332