INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ktheju Jonida, një zemër të pret!

Ktheju Jonida, një zemër të pret!

Publikuar më: 16:37 10-05-2019

••• Nga Ermal Peçi / Moderator, autor IN tv Albania

 

Nuk ka ndodhur asgjë, titulli i këtij shkrimi është padiskutim frymëzim nga fjalët e Eriona Rushiti në këngën ‘Ktheju tokës’ kënduar nga Jonida Maliqi. Më erdhi natyrshëm thirrja e saj për rikthimin në tokën mëmë me ardhjen e Jonidës në Shqipëri. Eurovisioni ka nisur, shumë shpejt do të mbaroj. Jonida do të jetë në Tiranë, pas një rrugëtimi që e kam ndjekur nga afër. Jonida u duk se dëgjoi dhe mësoi nga eksperiencat e kolegëve të saj dhe shumë gjëra në këtë rrugëtim i ka ndjekur vet, shpesh në shumë detaje. Në çdo vend tjetër, kjo është gjëja e fundit që një këngëtar bën. Sytë dhe zemrat e milionave njerëzve janë tek këngëtari, pjesa tjetër i takon stafit respektiv. Nuk ka më sekrete në Tiranë për të kuptuar qe edhe pse pas shume viteve eksperiencë (2004 përfaqësimi i parë) ende duhet shumë punë drejt menaxhimit detaj pas detaji, të 3 minutave zyrtare që na takojnë në skenën e Eurovision.

Nuk kam ndërmend të bëj analizë të detajuar, sepse do të më rikthehet dhimbja e kokës, më siguri edhe ju do të çuditeni apo mund të dini më shumë se sa unë. Patjetër që në më shume se një dekadë duhet të kishim nxjerrë mësimet tona e të punonim më fortë, se sa të shpresojmë vetëm tek zëri i këngëtarëve që dërgojmë në Eurovision. Nisur nga kjo, duhet të jemi krenar, madje ti duartrokasim fort dhe gjatë artistët që kanë ngritur flamurin tonë, që kanë kënduar nën titrat ALBANIA me të vetmin suport: ZËRIN e tyre.

 

Në Instagramin e Aurela Gaçe lexova një koment të një ndjekësi që i kërkonte të rikthehej në Eurosong dhe Aurela i përgjigjej se vetëm për presionin e madh psikologjik nuk dëshironte ta përsëriste këtë eksperiencë! E dhimbshme! Shqiptarët varin duartrokitjet ose jo ndaj një këngëtari vetëm nga një tabelë pikësh. Jemi të gatshëm të ulemi e të bëjmë një mori komentesh, të nxjerrim armatën e kritikave ndaj atyre që të VETËM, mbajnë mbi shpatulla emrin e një shteti. 

 

Pas provës së parë të Jonida Maliqit, lexova po ashtu komente rreth skenografisë. Sa me fat që Jonida e ka zërin pushkë dhe shkëlqeu në prova. Tani meqë me të, s’kemi ç’të komentojmë, hajde merremi me veshjen, skenografinë. Ndonjë mbase ka bërë gati shkrimet për të gjunjëzuar Jonidën nëse ajo nuk kalon finale… e turpshme!

 

E kemi bërë me shumë këngëtarë, mund ta bëjnë dhe me Jonidën…e cila po ashtu si Aurela, por jam i bindur edhe shumë këngëtarë të tjerë, vetëm nga presioni psikologjik e mendojnë dy herë rikthimin. Sa e nevojshmë është kjo? E ndjek Eurovisionin prej vitesh dhe rrallë kam parë këtë klimë ndaj përfaqësuesve të shteteve të tjera. Ngrihen panele, bëhen emisione, që duartrokasin edhe kur këngëtarët e tyre nuk futen në finale. Nuk kanë shkuar në finale emra BIG të muzikës europiane, nuk janë futur në finale edhe shtete me buxhete marramendëse.

 

Jonida po këndon shqip, e bëri në turneun e saj ku shumë të rinj këndonin me të, SHQIP! Jonida sot, dje Anjeza, Luizi, Rona, Frederiku, Ledina, Hersi, Kejsi, Olta, Aurela, Eneda, Eugenti, Juliana, Elhaida, Lindita, Adriani kanë bërë maksimumin e tyre. Në nje vend që ende s’ka struktura menaxheriale, të gjithë janë rikthyer në Tiranë me përditshmërine e tyre. Eurovisioni është një endërr e prekur për ta, tani sfida, fatkeqësisht, është për publikun tonë. Le ta shohim këtë eksperience si një festë! Ka një milionë probleme, që ma besoni nuk janë të këngëtarëve. Për ta, duhet të jemi bashkë, për aq kohë sa zerat e tyre na emocionojnë, tjetër gjë shijet muzikore, janë krejt personale. I nisim këngëtarët atje dhe i shënjestrojmë: O finalja, o sot o kurrë! Kjo duhet të jetë shija ndaj arenës muzikore me audiencën me të madhe në kontinent? Le ta shijojmë, le të ngrejmë zemrat peshë dhë të jetojmë me 3 minutat tona dhe të shteteve të tjera. Mbase do gjejmë refrenin e preferuar për ta kënduar disa ditë rresht, pastaj një tjetër e një tjetër.

 

Jonida, aty mes provave; mes stresit; mes vrapimit nga një interviste tek tjetra; mes përqafimeve të fansave europianë që i ke pasur të shumtë; mes votuesve online që të kanë nxjerrë në krye të sondazheve, mes shumë gjeravë të bukura që po jeton… mos harro: SHKËLQE në natën tënde!

 

Mos u merakos për ‘Tiranën’, si në këngën tënde: Një zemër të pret! Ajo e një publiku, që uroj dhe shpresoj, ka kuptuar që Eurovision-i nuk vlen vetëm nga rënditja në tabelë, vlen shumë më shumë! “Ktheju” Jonida, shumë zemra të presin, si do që të shkojnë gjërat! Na emociono si në turneun që kreve në Londër, Madrid dhe Amsterdam! Po jeton ëndrrën tënde, siç u shprehe në një status pak ditë më parë! Askush nuk mund ta cënoj, s’ka arsye! Eurovision-in tënd e fitove, tani duhet të fitojme ne me njëri-tjetrin, të kuptojmë se ajo që na vlen në këto kompeticione është përkrahja dhe jo përçarja; duartrokitjet dhe dashuria!

 

8EFCC46E 223E 465C 821D 7C4ECB84133D

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715