Duhet ta pranojmë të gjithë!
U bë shumë kohë që nga ndarja e Encës dhe grupit OTR, ku “sherri” nisi mes saj dhe reperit të famshëm, Noizyt. Sot Enca është një ndër femrat më të suksesshme në industrinë e muzikës dhe këtë nuk mund ta mohojmë dhe nëse shohim karrierën e Encës në vite ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe plot sukses. ‘Mollë e sherrit’ mes saj dhe Noizy-t, ishte pikërisht shprehja e famshme “Selfmade”. Kjo pasi Enca u tha të gjithëve se karrierën e saj e ka krijuar vetë dhe nuk ishte askush që e bëri të jetë ajo që është sot.
Ende edhe sot Enca mban qëndrimin e saj dhe u tregon të gjithëve dhe njëherë se është “selfmade”, madje gjithmonë ka falënderuar personat që e kanë ndihmuar dhe nuk ka qenë egoiste, por edhe që suksesin e ka arritur falë talentit nuk lë pa e përmendur. Në fund të fundit, duhet pranuar që fama e saj sot është vërtet e madhe./intv.al/