Një firmë në Londër është duke shpresuar që ta kthejë botën në një simulim, duke bërë 'The Matrix' realitet . Kjo kompani ka vendosur ta bëjë të ardhmen e lojërave shumë emocionuese duke zhvilluar një sistem për të ndërtuar botën e madhe virtuale. Drejtuesit e saj zbuluan se kanë siguruar fond rekord për një investim masiv të ri për të përmirësuar software e saj. Kjo kompani ka arritur të sigurojë 500 milion dollarë financimin nga një bankë në Japoni. Duke shpjeguar idenë e tyre për të përditshmen “Daily Mail” drejtuesit e “E pamundur” thonë se lojërat janë më të rëndësishme se sa njerëzit mendojnë. Kompania tashmë është duke punuar me qytete në mbarë botën për të krijuar simulime komplekse të rajoneve të tëra për të ndihmuar planifikuesit e lojërave virtuale. Firma bëri të ditur se është duke punuar këtë projekte me kompanitë e telekomunikacionit, qeveritë dhe klientët e tjerë të ndërmarrjeve për të shqyrtuar mundësinë e simulimeve të detajuara duke përdorur të dhënat e botës reale.