INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthimi i vizave për Shqipërinë, opozita “sulmon” kryeministrin Rama [FOTO]

Kthimi i vizave për Shqipërinë, opozita “sulmon” kryeministrin Rama [FOTO]

Publikuar më: 20:55 19-08-2017

Letra e policisë hollandeze ka nxitur reagime të forta të opozitës në Tiranë, pasi për herë të parë flitet drejtpërdrejt për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Kërkesa ka qenë paralajmëruar edhe më herët shkruan Jozefina Topalli në një status në Facebook, por Rama dhe Bushati kanë nënqeshur kur e kanë dëgjuar kohë më parë.

Krahas Jozefina Topallit ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha.

Në një reagim për dokumentin e policisë hollandeze ku kërkohet rikthimi i vizave për shqiptarët, Sali Berisha kujton se Hollanda ishte ndër shtetet e para pro liberalizimit të vizave për vendin tonë. Sipas tij, 100 mijë shqiptarët që kërkuan azil në Bashkimin Europian ka ndryshuar qëndrimin e Hollandës, një nga vendet e para në favor të liberalizimit të vizave për shqiptarët në vitin 2010.

Deputeti i PD-së, Arben Ristani ka ironizuar lajmin se Holanda kërkon rivendosjen e vizave për shqiptarët. Ai shkruan se në 8 vende të BE-së shqiptarët përbëjnë grupet kryesore të azilkërkuesve.

Ristani ironizon duke shkruar: Ç’e duam lëvizjen e lirë, mirë jemi në m..tin tonë.

Jamarbër Malltezi është një tjetër eksponent i Partisë Demokratike, që ka reaguar lidhur me kërkesën e autoriteteve holandeze, për të kthyer vizat për shqiptarët.

Malltezi i cili është edhe dhëndrri i ish-kryeministrit Berisha, kujton vargjet e poetit të madh Dritëro Agolli “Një i çmendur gjithë vendin çmend”, duke nënkuptuar kështu kryeministrin Edi Rama.

“Skllever e bij sklleverish nuk e meritoni se liri nuk doni!

Hollanda kerkon rikthimin e vizave per Shqiptaret. T’u rroje hashashi dhe rilindja atyre qe e votuan. Nje i çmendur gjithe vendin çmend.”, reagon Malltezi.

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e cilëson si një kambanë alarmi lajmin e mediave hollandeze.

Përmes rrjetit social, ajo shkruan se në memo lexohet se policia lajmëron se trafiku i drogës është një faktor kyç që mund të na kthejë vizat. Në vijim deputetja shprehet se shqiptarët që prej ditës që kanë marrë bekimin e qeverisë për të mbjellë drogë janë shndërruar në barrë për qeveritë e BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084