Pushimet në ishullin grek Mykonos ishin të mrekullueshme dhe ato kulmuan me ditëlindjen e saj në datën 2 shtator. Luana vendosi ta festonte ditëlindjen e saj në Shqipëri pas pushimeve të gjata nga ku “tundoi” ndjekësit me fotot e saj të nxehta.
Moderatorja e njohur ka bërë bashkë Marinën, nusen e ardhshme, motrën Lira që jeton jashtë vendit, 2 vajzat e kësaj të fundit, motrën tjetër Marseda dhe këngëtaren Evi Reçi.
Vetëm disa kohë më parë u zbulua lidhja e gjakut që ekzistonte mes Reçit dhe motrave Vjollca. Vajzat kanë festuar në një nga plazhet e jugut shqiptar, duke shëtitur me një jaht. Nga pamjet e shpërndara nga Luana, vajza e ditëlindjes, të gjitha duken të lumtura e të buzëqeshura.
Gëzuar ditëlindjen Luana!