Nëse ne nuk e kemi vendosur akoma se ku do festojmë ardhjen e vitit të ri, të paktën e dimë se ku do të jetë Justin Bieber. Koncerti i Vitit të Ri i Justin do të jetë padiskutim impresionues, me jahte, Lamborghini, shtëpi luksoze dhe bileta...por vetëm për një fans që nuk e ka problem të shpenzojë 50 mijë dollarë. Paketa VIP për koncertin e 22 vjeçarit në Miami përfshin bileta për ju, 9 miqtë tuaj dhe një qëndrim për 5 netë në hotelin luksoz Fontainebleau's Sorrento. Sigurisht, që keni të përfshira darkat, pishinën dhe një tavolinë përballë skenës në koncert. Mirëpo ka edhe benefite të tjera si të bësh xhiro me super makinat Lamborghini, Ferrari, Rolls Royce ose Mc Laren. Një eskortë private për në koncertin e Skrillex i cili do të performojë pas Justin Bieber. Më pas një jaht charter për të parë performancën e Marshmellos. Si dhe shampanjë Armand de Brignac, e cila kushton rreth 6.500$. Biletat variojnë nga 500$ deri në 50 mijë$...pra varet sa luks do dëshirosh të kesh.