Këto ditë të fundit të muajit dhjetor janë të përfshira nga atmosfera festive. Buzëqeshje, energji pozitive, biseda të ngrohta pranë oxhakut, ambiente të ndriçuara nga dritat dhe zbukurimet të cilat i japin edhe më shumë gjallëri atmosferës. Por një tjetër kuriozitet është edhe mënyra se si do të festohet nata e ndërrimit të viteve. A do ta vazhdohet tradita “deri në 00.00 me familjen dhe më pas me shoqërinë”? Por me personazhet vip ndodh që nata e ndërrimit të viteve t’i gjejë në punë, megjithatë ne kemi përzgjedhur ata më interesantët dhe i kemi pyetur se ku do ta kalojnë mbrëmjen e 31 dhjetorit. Por jo vetëm kaq. Zbuloni çfarë na kanë thënë ata....
Kida:
- Ku do të të gjejë data 31.01.2017?
- Data 31 do më gjejë me familje deri në orë 00:00 pastaj mbrëmja do të vazhdojë në Clubin “Coco” në Ferizaj, ku kam koncert.
- Gjëja e parë që do të bësh me 1.01.2017?
- Gjëja e parë që do bëj është të udhëtoj. Do jem në Zvicër pasi kam koncert në Pasion Bern.
- Për çfarë do të doje të ishte më e mirë për ty 2017-a?
- 2017-a për mua mjafton të jetë si 2016-a, por do të doja diçka më shumë. Të ketë paqe në vendet të cilat janë përfshirë nga lufta. Po shohim gjëra të tmerrshme nëpër faqe interneti dhe ajo çka po ndodh atje, nuk ëhstë njerëzore.
- Urimi yt per festat?
- I uroj së pari familjes dhe të gjithë popullit shqiptar Gëzuar Festat dhe viti 2017 t’ju sjellë paqe, lumturi, shëndet. Gëzuar J
Bes Kallaku
- Ku do të të gjejë data 31.01.2017?
- Do jem në Londër natën e ndërrimit të viteve.
- Gjëja e parë që do të bësh me datë 01.01.2017?
- Të puth Xhensilën.
- Për çfarë do të doje të ishte më e mirë për tu 2017-a?
- Më i paqtë se 2016-a.
- Urimi yt për festat?
- Falni më shumë dashuri.
Klea Huta
- Ku do të të gjejë data 31.01.2017?
- Dihet tashmë. Deri në 12.00 me të shptëisë, pastaj jashtë. (Qesh)
- Gjëja e parë që do të bësh me datë 01.01.2017?
- Gjumë besoj.
- Për çfarë do të doje të ishte më e mirë për tu 2017-a?
- Të kisha më shumë kohë për veten.
- Urimi yt për festat?
- I uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar festat, qoftë ky vit aureolë në kokën e çdo shqiptari. (Buzëqesh)
Gent Zenelaj
- Ku do të të gjejë data 31.01.2017?
- Data 31 në shtëpi me familjen. Jam tip që e kam qejf ta festoj në shtëpi.
- Gjëja e parë që do të bësh me datë 01.01.2017?
- Gjëja e parë do të bëj në këtë fillim vit është që do marr pajisjet e zhytjes dhe do të zhytem në det, mundësisht në jug.
- Për çfarë do të doje të ishte më e mirë për tu 2017-a?
- Ky vit ishte super. Uroj 2017-a, të jetë me të njëjtën energji dhe fat.
- Urimi yt për festat?
- Miss-et zakonisht urojnë “paqe në botë”, por s’po funksionon. Mbase duhet të jetë : “Uroj paqe në botë”. (Qesh)
Soni Malaj
Këngëtaren Soni Malaj këtë herë nata e ndërrimit të viteve do ta gjejë në punë. Por më parë ajo thotë se do të jetë për darkë me familjen e saj; mamanë, vajzën Annën dhe të fejuarin Klevin. “Do të qëndroj në shtëpi deri në orën 23.00 dhe në fakt Anna fle përpara asaj ore. Ndërsa për gatimet, kujdeset mami pasi unë duhet të përgatitem për mbrëmjen dhe e kam të pamundur”, rrëfen Soni. “Ne jemi të fejuar dhe sigurisht që ai do të jetë me mua gjatë gjithë kohës. Jemi të pandashëm. Do të jemi për darkë bashkë dhe pastaj do të vijë me mua edhe në koncert”, përfundon ajo.
Besniku 2PO2
- Ku do të të gjejë data 31.01.2017?
- Data 31 do më zërë në koncert kësaj here bashkë me fansat në Lozane të Zvicrës.
- Gjëja e parë që do të bësh me datë 01.01.2017?
- Me 1, sapo të zgjohem do publikoj videon time më të re që quhet “ElChapo”
- Për çfarë do të doje të ishte më e mirë për tu 2017-a?
- Nuk e di ... 2016-a ishte perfekt.
- Urimi yt për festat?
- Uroj që shqiptarët gjithandej të vazhdojnë të prosperojnë e të përparojnë në realizimin e ëndrrave.
Enca
Ky me siguri do të jetë ndërrimi i viteve më i ngrohtë për Encën pasi këngëtarja ka vendosur të anullojë të gjitha koncertet për të festuar me familjen. Një nga dëshirat më të mëdha që kam patur këtë vit ishte të kaloja natën e Vitit të Ri me familjen dhe miqtë, ndaj nuk do të performoj në asnjë vend që ishte planifikuar këtë vit. Kam punuar kaq shumë gjatë këtij viti sa e meritoja këtë. Ndoshta është shansi i fundit që të festoj me familjarët e mi”, rrëfen këngëtarja.