INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku do të jetojë Rama pas largimit nga politika? Zbulon politikanin që e ka influencuar dhe çfarë bisedoi me Trump në Bruksel

Ku do të jetojë Rama pas largimit nga politika? Zbulon politikanin që e ka influencuar dhe çfarë bisedoi me Trump në Bruksel

Publikuar më: 21:37 09-06-2017

Edi Rama rrëfeu tek Arjan Çani se ka nisur të mendojë largimin nga politika. Duke folur për jetën tjetër, atë pas politikës, Rama tha se kur të vijë ai moment, nuk do të jetë një situatë kur t’i thonë: Ik!, por një moment kur të jetë ai që thotë: Po iki!
“Nuk erdha në këtë jetë (jetën politike), se ajo jetë (jeta e artistit) nuk më pëlqente, dhe në një zonë të trurit jam duke u përgatitur për jetën tjetër. Është dicka që ka kohë që e përgatis se mendoj që është shumë e rezikshme të presësh momentin kur të tjerët thonë: Ik! Duhet të përgatisësh momentin, kur ti duhet të thuash: Po iki!
Joshka Fisher ma ka treguar procesin e përgatitjes për tu larguar.Ai thotë se e kam përgatitur këtë gjë në mendjen time. Nuk kam datë, por jeta e tretë do jetë po aq interesante sa e dyta dhe po aq e bukur sa e para” tha Rama.
“Në Sarandë?” pyeti Çani.
“Jo jo në Surrel” ishte përgjigjia e Ramës.
Rama e zbuloi publikisht në studion e “Zonë e Lirë” se i vetmi që e ka influencuar më shumë ka qenë ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama.
“I vetmi person që më ka influencuar më shumë është Barack Obama. Trump është në punët e tij. E takova dy herë shumë mirë. Folëm dy herë, takim në këmbë. Herën e parë folëm për Shqipërinë, për rajonin. Pastaj i tregova kush e ka ndërtuar ndërtesën e re të NATO-s, që janë arkitektët amerikanë”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375