Jeni të pavendosur se ku do të kaloni pushimet?
Edhe në këtë çështje, mund të na ndihmojë Inteligjenca Artificiale. Një hotel në Francë po gjurmon rrahjet e zemrës dhe lëkurën e klientëve për të përcaktuar destinacionin perfekt të pushimeve.
Rrjeti i hoteleve ka publikuar programin ‘Seeker’, i cili vëzhgon sinjalet biofizike për të përcaktuar se çfarë njerëzit po kërkojnë për pushimet e tyre të radhës.
Një teknikë e tillë synon të jetë e aftë të lexojë mendjen tonë dhe të dallojë sinjale të tilla siç janë rrahjet e zemrës, EEG dhe përgjigjen e lëkurës.
Gjatë këtij procesi përdoret një kamera në komjuter ose një kamera në telefonin e llojit smartfon.
Ata që vizitojnë website Seeker, i'u jepet mundësia të plotësojnë një sërë pyetjesh, lidhur me pushimet e tyre.
Çdokush që zgjedh të ndezë kameran, do t’u analizohet fytyra dhe i nënshtohet një sërë algoritmesh komplekse.
Kamera mat, çdo ndryshim në pulsin e përdoruesve, duke u bazuar në intensitetin optik të ngjyrës së fytyrës.
Kur sistemi zbulon rritje të rrahjeve të zemrës, algoritmi do t’i japë më shumë fuqi pyetjes që gjeneroi një përgjigje të tillë.
Sistemi Seeker kombinon informacione nga 6 parametra të ndryshëm, duke përfshirë ata psikologjik, personalitetin, destinacionin dhe stilin.
Të gjitha gjetjet mblidhen për të dhënë rezultatin final i cili do të jetë destinacioni juaj perfekt i pushimeve.