INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku duhet të shkoni me pushime, sipas shenjës së horoskopit? Zbuloni destinacionin tuaj!

Ku duhet të shkoni me pushime, sipas shenjës së horoskopit? Zbuloni destinacionin tuaj!

Publikuar më: 14:02 11-11-2016
Në këtë artikull, secila shenjë e horoskopit  ka mundësinë të gjejë  se ku duhet të shkojë me pushime bazuar te shenja e zodiakut.
Intv.al  ju sjell të gjitha shenjat:
 
1. Dashi
Qyteti: Reykjavik, kryeqyteti i Islandës
Mesa duket personat e shenjës së dashit kanë një dëshirë për të vizituar vendet e Evropës Veriore.
 
2. Demi
Ishulli i bukur grek: Santorini
Intv.al shton se ky ishull njihet për bukurinë përrallore që ofron për turistët nga e gjitha bota. Greqia njihet për ishujt e mrekullueshëm dhe mesa duket personat e shenjës se demit, preferojnë ishujt grekë.
 
3. Binjakët
New York City
Binjakët kanë dëshirë të udhëtojnë drej këtij qyteti që nuk fle, është plot jetë. Duan të shikojnë edhe  Statujën e Lirisë. 
 
4. Gaforja
Venecia
Gaforret janë romantikë dhe dëshirojnë shumë të udhëtojnë  drejt qytetit ku shkojnë çiftet e dashuruara. Nje xhiro me varkë në Venecia, sipas Intv.al  do ishte ide e mirë për to.
 
5. Luani
Londra
Personat e shenjës së luanit mesa duket duhet të udhëtojnë në kryeqytetin britanik, Londra. Pub-et, teatrot dhe shumë gjëra të bukura që ofron ky qytet plot histori.
 
6. Virgjëresha
Cape Town
Kryeqyteti i Afrikës së Jugut duhet të jetë destinacioni i rradhës për virgjëreshat.
 
7. Peshorja
 Sydney
Peshoret duhet të udhëtojnë drejt kontinentit të Australisë.  Koha e ngrohtë dhe turizmi atje ju bëjnë për vete.
 
8. Akrepi
Bangkok
Akrepët mesa duket duhet të udhëtojnë në kryeqytetin e Tajlandës.  Bukuritë natyrore të këtij qyteti do bëjnë të kaloni pushime të këndshme.
 
9. Shigjetari
Tokio
Personat e shenjës se shigjetarit, duhet të udhëtojnë drejt Tokios. Intv.al sqaron se këta persona e pëlqejnë edhe ushqimin e tyre tradicional. Prandaj, shigjetarët të cilët njihen për dëshirën për të udhëtuar, duhet të shkojnë në Tokio.
 
10. Bricjapi
Munich
Personat e kësaj shenje duhet të udhëtojnë drej Gjermanisë. Mynih njihet edhe për jetën e natës argëtuese.
 
11. Ujori
Amsterdam
Pushimet e rradhës për shenjën e ujorit, është qyteti i famshëm, Amsterdam. Intv.al shton se ky qytet plot me argëtim dhe jetë, prandaj do ishte ideale për personat e kësaj shenje.
 
12. Peshqit
Paris
Peshqit njihen si romantikë dhe ëndërrimtarë, prandaj vendi i duhur për pushime për ta është Parisi. Arti, muzika dhe dashuria për ta kanë shumë rëndësi.
 
Burimi: Buzzfeed
Përshtati: Anisa Bega
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0041301250457764