‘Miss Universe Albania’ ka përfunduar dhe më e bukura e Shqipërisë u shpall vajza seksi nga Elbasani, Trejsi Sejdini. Por në prapaskenë është bërë nami dhe këtë e tregoi gazetarja, Desara Karaiskaj në një intervistë me vajzat konkurruese. Njëra prej tyre madje ka shpërthyer në lot, teksa kërkon mamin se mendon që i është bërë padrejtësi.
‘Ku e kam mamin?’ shprehet ish-konkurrentja me lot në sy, ndërkohë Desara e pyet: "Mendon se ta bënë padrejtësisht, prandaj po qan? Po pse?"
"Po a nuk më sheh?", i thotë Dasarës, 16-vjeçarja nga Lezha, Serena Sulo./intv.al/