INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Ku e panë Divën’’, pas kritikave të rënda për koncertin, Olti Curri bën paqe me Tunën me veprimin e fundit[FOTO]

‘’Ku e panë Divën’’, pas kritikave të rënda për koncertin, Olti Curri bën paqe me Tunën me veprimin e fundit[FOTO]

Publikuar më: 15:52 09-08-2019

Olti Curi është një nga opinionistët me zërin më kritik në shtypin rozë shqiptar.

Ai gjithmonë përpiqet të thotë mendimin e tij hapur për projektet më të reja muzikore të estradës shqiptare dhe shpeshherë kjo gjë çon në konflikte me vetë artistët.

I tillë ishte dhe debati i tij me Tunën, kur kjo e fundit prezantoi koncertin recital për të promovuar albumin e saj të ri:

“Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor?

Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun
Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie pse? Tuna s’ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste.”- shkruante Olti në një postim të tij.

-640-0-5d4d68c717b3f.jpg

Mirëpo, Olti na surprizoi të gjithëve me postimin e fundit ku ai e cilëson këngën e Tunës si më të mirën e kësaj vere:

“Kënga më e bukur dhe më moderne e këtij sezoni, Bravo Tuna, Armend, Aida, Darko”, shkruan Olti.

Ndoshta kjo është mënyra e Oltit për të thënë se ai kritikat e tij I bën tërësisht duke u bazuar në arsye profesionale dhe jo personale.

-640-0-5d4d68cac3fbf.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438