Kur na ndajnë edhe pak minuta nga ndeshja Shqipëri-Itali, ish kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, i cili do gjuajë topin e fundit para nisjes së kësaj sfide ka rrëfyer se çfarë do bëjë tani që nuk do merret me futboll.
Gjatë një prononcimi për RTSH, Lorik Cana tha se bota e sportit është e madhe, por trajner nuk është në projektet e tij.
“Bota e sportit është e madhe dhe këtu do rrimë, drejtues është dëshira ime, trajner nuk është në projektet e mia, ndoshta drejtues në një klub. Djali? Të bëj çfarë ka dëshirë, unë do ta mbështes. Nëse është për të zgjedhur një sport, do t’i thosha të bëhej tenist”-tha Cana.
“Kombëtarja ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë, të zotë, këto vitet e fundit ka pasur vërtet një kombëtare”, tha nder të tjera Cana.