Top Awards është festivali i dytë pas Këngës Magjike që shoqërohet me pakënaqësi të cilat më pas kanë degjeneruar në sherr dhe dhunë.
Kështu,mbrëmjen e kaluar teksa u zhvillua festivali Top Music Awards, u shoqërua edhe me incidente. Njëri ishte mes moderatorit Ledion Liço dhe reperit Noizy i cili braktisi festivalin në momentin e fundit dhe iu përgjigj mjaft rëndë ironisë së Liços. Teksa ky i fundit tha se Noizy rrinte me ferrarin e shokëve, reperi e quajti atë gay. Por ka ndodhur edhe një tjetër sherr mes gazetarit Vlorijan Halili dhe menaxherit të On Records, Mehmet Elshani. Flitet se ky i fundit, ka grushtuar gazetarin e Klan Kosova , Halilin.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës ku grupi i xhirimit të “Klan Kosova” ishin vendosur për të mbuluar ceremoninë. Rreth orës 2 pas mesante, gazetari është sulmuar fizikisht duke u qëlluar me grushta nga menaxheri i Kidës dhe i reperit Mozzik, Mehmet Elshani.
Shkak për këtë ngjarje mendohet të ketë qenë artikulli i “Prive.al” ku shkruhej se prezantuesit e tapetit të kuq të “Top Awards” nuk i njihnin këngëtarë e On Records. Sipas tyre Xhemi Shehu nuk ia ka patur as idenë më të vogël për emrat e reperave. Duket se Elshani nuk e ka kapërdirë dot këtë raportim ndaj edhee ka vepruar në këtë mënyrë. I pranishëm në ngjarje ka qenë edhe Getinjo dhe siç shihet edhe në padinë e bërë nga gazetari, ai pretendon se është goditur me grushta. Mbetet për t’u parë se deri ku do të shkojë çështja.