INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku gabojnë bizneset me reklamimet online?

Ku gabojnë bizneset me reklamimet online?

Publikuar më: 12:42 13-02-2017

Blog nga Manderina.com

Shumë biznese e kanë kuptuar se pa reklamë, pa promovuar produktin e tyre nuk mund të kenë sukses, as shitje dhe as fitime. Tashmë dhe mundesitë për reklamim kanë ndryshuar, janë diversifikuar, por klienti është po ai. Sipas gjithë statistikave, televizioni nuk është më mënyra më e preferuar për të bërë reklamë, pasi është e shtrenjte dhe zgjat pak në kohë. Se fundi, po preferohet gjithnjë e më shumë reklamimi në portalet online, pasi ato kanë fituar një përdorim të gjere në publik. Përdoruesit, më shpejt hyjnë nëpër portale apo në mediat sociale për të kërkuar një lajm, një informacion sesa rrinë para televizorit. Në fakt televizorin e kanë me vete kudo, dhe ai është aparati i tyre celular. Kështu që përsa kohë audienca është zhvendosur në këto aparate të vogla dhe në median online dhe biznesi padyshim duhet te shkoje aty. Deri këtu duket gjithçka është ok, por cfarë ndodh realisht?

Nëse targetoni gjithkënd, s’keni targetuar askënd

target0.jpg

Është shumë e çuditshme që bizneset tashmë po joshen ose më saktë po gënjehen për të reklamuar në bazë të numrit të klikimeve. Një portal i kërkon biznesit para, pasi ka kaq klikime në ditë apo në vit. Ai klikimet mund ti kete rritur me lloj lloj menyrash. Psh një portal krejt serioz publikon dhe foto nudo, publikon dhe lajme të paverteta ose fake neës, publikon lajme ku tituli nuk ka lidhje fare me ate që eshte fshehur. Po gjithsesi me këto manipulime portalet varin ne fije të perit kredibilitetin e tyre, dhe ky nuk eshte problem per biznesin. Problemi i biznesit eshte a e gjejne në këto portale audiencën që ata duan? A është klienti i tyre potencial në audiencën e këtyre portaleve? Në përgjithësi këto portale që venë çmime afrofe te kostos së reklamave në faqet e tyre, nuk japin llogari sa kliente i derguan biznesit që i kanë marrë reklamën. Sa është raporti kosto përfitim i biznesit që reklamoi në këtë portal? Pra në një farë menyre nëse ju konsideroni si target grup, gjithkënd, keni dështuar, pasi në këtë mënyrë nuk keni arritur askënd.

Gjej target grupin tënd

target.jpg

Sfida me e madhe është të lidhësh reklamën me audiencën që ti do, me klientin që ti do, që ai të vijë e të blejë tek ty. Në këto raste zgjidhja ekziston, dhe nuk do e japim ne. Psh një biznes bastesh sportive normal që reklamën e vet do e bëjë në një portal sportiv. Por nuk kuptohet pse një hotel që synon klientë që të akomodohen aty, ta bëjë reklamën në një portal lajmesh shqip, kur fokusi psh është turisti i huaj. Sheh kompani mishi që bejnë reklamën në vendin e gabuar, ndërkohë që këto produkte duhet të ishin pjesë e portaleve të ushqimit: si të gatuajme, shije etj. Vertet mendoni se dikush që do të lexoje një lajm fjala vjen për Kim Kardashian, do të klikojë dhe reklamën e produktit të mishit? Le ti dalë 100 here para ajo reklamë, ai do ta klikojë te kryqi për ta mbyllur. Në rast se klikimet për mbyllje i numërohen klientit për klikime reale te biznesit që reklamon, ky pastaj është një tjetër mashtrim.

Pra gabimi që bëjnë bizneset në Shqipëri, është se nuk lidhin objektin, sherbimin, fushën e tyre, me vendin ku reklamojnë. Përfundimi? Derdhin para kot, dhe klientela e tyre nuk shtohet. Të fituarit në këtë mes? Portalet me gënjeshtrat dhe lajmet e tyre te pasakta.

Bizneset, me mire te ngrene mediat e tyre sociale, dhe te furnizojne me informacion te sakte vete klientin e tyre, sesa të reklamojnë në këto portale, të cilat në Shqipëri është vështirë ti dallosh ato serioze, nga ato jo serioze.

Por sugjerimi më i mirë është të reklamojnë në portalet e dedikuara, që dalëngadalë po krijohen në Shqipëri. Psh nje biznes hotel, restorant, turizem dentar, që ka si target grup turistin e huaj nuk mund të postojë në portale lajmesh shqip, por në portale që tërheqin turistë (psh www.visit-tirana.com). Turisti i huaj nuk di shqip që të klikojë portalet shqiptare për të parë se ku te shkojë, ku të flejë, cfarë të hajë, ku të rregullojë dhëmbët, ku të kalojë pushimet etj. Shpresojmë që gjërat të shkojnë në vendin e vet dhe në këtë treg të çrregulluar për momentin.

Article Logic
Execution time: 0.0039172172546387