Beyonce u kap mat nga paparacët në Los Angeles duke dalë me vajzën e saj 7-vjeçare, Blue Ivy. Këngëtarja mbante veshur një kostum me vija vertikale, të cilat i nxirrnin në pah faktin se ka shtuar goxha peshë, sidomos në pjesën e barkut dhe të kofshëve. Me flokët e lëshuar në gjendjen e tyre natyrale, këngëtarja dukej shumë ndryshe prej fotove që kemi parë në Instagramin e saj.
Diva e muzikës pop aktualisht po merret me nxjerrjen në treg të albumit të saj të ri.