INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku hyjnë

Ku hyjnë "followersat", nuk hyn shoqëria!

Publikuar më: 11:22 15-03-2016

Hapni rrugën për mbretëreshën e re të Instagramit.

Pas shumë kohësh në fron, Taylor Swift është detyruar t'ja “dorëzojë” kurorën e saj mikeshës më të mirë, Selena Gomez. Titull për të cilin këngëtarja 24-vjeçare ndoshta duhet të falenderojë edhe ish të dashurin e saj Justin Bieber, duke qenë se ishte më së shumti lidhja me këtë të fundit ajo që e vendosi Gomez në fokusin e mediave por edhe atë të fansave. Aktualisht Selena numeron plot 69.5 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ndërkohë që Taylor ka vetëm 100 mijë ndjekës më pak. Një diferencë jo edhe aq e madhe, e cila shumë shpejt mund të ndryshojë sërish. Për diçka jemi të bindur, Kim Kardashian nuk e ka pritur aspak mirë këtë lajm!

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947