Bella Hadid aktualisht është një nga modelet më të komentuara dhe e kemi parë të shkëlqejë në shumë revista prestigjioze dhe sidomos në kopertinat e Vogue.
Ndonëse është një yll në botën e modelingut edhe Bella e paska një frymëzim dhe është pikërisht modelja e famshme Naomi Campbell.
Me një postim në Instagram, Bella Hadid ka treguar disa foto ku shfaqet bashku me Naomin dhe ka lënë një urim të ëmbël për ditëlindjen e divës së modës.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha jonë. Ti e di se sa shumë të dua dhe të admiroj. Të falenderoj për inspirimin dhe mësimet e tua.”, shkruan Bella Hadid në postimin e saj.