INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Ku ishim? Ku po shkojmë?” Këshilla për arsim cilësor në botimin e Majlinda Ketës[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:25 05-10-2018

Në këto kohë dilemat për cilësinë e arsimit dhe edukimit janë të shumta, pasi në shkolla ka dhunë, por dhe cilësia e nxënësve nga ekspertët vlerësohet në rënie. E për të ndikuar sadopak në përmirësimin e situatës më mirë se kushdo janë profesorët që përmes botimeve japin shembujt e duhur. Për këtë qëllim edhe profesoresha, Majlinda Keta ka shkruar një libër, Arsmi, Edukimi, Ku ishim? Ku po shkojmë? Në një aktivitet promovues kolegët e saj ndanë disa përshtypje. “Ky libër është këmbana e një njeriu që përpiqet të thotë fjalën e saj. Është një libër që kur ke nevojë do ta lexosh për të reflektuar,” tha profesoreshë Zamira Çavo. Po vetë Majlinda Keta mes emocionesh tha se në një farë mënyrë këtë libër ja kishte borxh një personi.

“Kam bërë një betim për një njeri që nuk jeton më, ai quhet Astrit Nuri. Ai një ditë më ndaloi dhe më tha mblidh letrat dhe lërja si pasuri fëmijëve,” tha Keta.

majlinda.00_07_30_01.Still001.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017480850219727