75 vota për largimin e Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm. Në seancën jashtë radhe socialistët votuar Dekretin e Presidentit por vetë Xhafaj nuk mori mungesë në këtë seancë. I ulur në fund të karrigeve në Kuvend deputeti Fatmir Xhafaj ka votuar pro largimit të tij nga detyra, e që në fakt ishte dorëheqje një vit pasi mori postin e Ministrit. Fatmir Xhafaj nuk e ka fshehur buzëqeshjen gjatë votimit, ndërsa kishte zgjedhur që në krah të kishte deputetin Robert Bitri, ish deputeti i LSI e që tashmë ka kaluar në radhët e mazhorancës.
Në këtë seancë mori pjesë edhe Rrahman Rraja, i cili edhe pse me probleme shëndetësore ka zgjedhur që të mos mungojë në seancat plenare.