Mario është tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar. I përmendur shpesh si grimier i Kim Kardashian, ai nuk harrohet vetëm tek suksesi i tij por edhe tek vendi i origjinës. Pasi bëri Kim Kardashian të fliste shqip, ai shfaqet shpesh edhe krah këngëtareve shqiptare të njohura botrërisht.
Bebe Rexha gjatë ditës së djeshme është takuar me grimerin Mario Dedivanoviç, me të cilin nuk e humbi rastin ta realizonte një fotografi. Mario publikoi foton në profilin e tij duke vënë Emojin e zemrës kuq e zi në mbishkrim, ndërkohë që kishte edhe një pyetje për shqiptarët.
“Ku janë shqipet e mia? Tregoni pak dashuri”, shkruan ai duke vënë edhe duart që simbolizonin shqiponjën dykrenare.