INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ku kanë epërsi femrat më shumë se meshkujt në Shqipëri?[VIDEO]

Publikuar më: 14:48 17-10-2017

UNFPA publikon në 2017 raportin e fundit për gjendjen e popullsisë në botë. Ajo që spikat për Shqipërinë është situata e grave. Në përgjithësi vendi ynë ka rezultate më negative në botë përsa i përket diskriminimit gjinor, e ndodhet në krah të Azerbajxhanit dhe Armenisë. Pabarazia gjinore godet kryesisht kategorinë e grave të varfra. Edhe në pozicionet drejtues kemi shumë pak gra e jemi në vendin e 95 nga 142 vend të përfshira në studimin global të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë në lidhje me pagat Shqipëria shënon një arritje pozitive dhe një negative. Femrat shqiptare nuk preferohen të promovohen në pozicione drejtuese. Por nëse arijnë të jenë në rol menaxherial, atëherë paguhen pothuajse njësoj si meshkujt. Përfaqësuesja e UNFPA për Shqipërinë, Manuela Bello ka bërë me dije dëmet që sjell në shoqëri disbalanca gjinore, ku një martesë e herëshme bën që gruaja të mos ketë një punë të sigurt dhe ekonomia është e dobët.

Ekspertë e UNFPA japin e sugjerime për drejtuesit e lartë që për të luftuar pabarazitë duhet të rrëzojnë barierat sociale dhe të mbështesin gratë se kështu potenciali i tyre do të dalë në pah e ato do të diskriminohem më pak, pasi do të fuqizohen ekonomikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994