Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ka reaguar ashpër në rrjete sociale por nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Ish-banorja e “Big Brother VIP” me anë të një postimi “Instastory”, duket mjaft e revoltuar por mbetet e paqartë se kujt i drejtohet.
“Për të qeshur fakti që ca njerëz mirë që s’dinë të lexojnë por as nuk kuptojnë kur flet dhe thjesht replikojnë si të verbër prej bindjeve të tyre absurde!!
Ku mbeti logjika?
Ehh!! Ishin kohë të arta kur ekzistonte dhe ajo mes nesh…
Unë nuk gjykoj askënd si e bën jetën e vet,s’e kam bërë kurrë… përkundrazi
Ne mund të bëjmë të njëjtën gjë, por jam un gjithmonë ajo që e bën gabim, apo jo?”, ka shkruar Shkira në postimin e saj.