INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ku mund të shkoni me dhe pa fëmijët ditët e festave

Ku mund të shkoni me dhe pa fëmijët ditët e festave

Publikuar më: 13:35 26-11-2016

29 Nëntori një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare  një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

“Nata e Bardhë", koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin  pranë njerëzve në hapësirat publike, me një qëllim për të krijur art  të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzur dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptur rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

Për një natë, hapësirat  e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti. Ministria e Kulturës ka publikuar kalendarin e institucioneve të artit, të cilat do të ua bëjnë më të bukura festat. 

Ekspozita dhe Ngjyra

GKA do të jetë e hapur për publikun nga ora 18.00 – 02:00 .

GKA do të  prezantojë dy skulptura të artistit bashkëkohor Eltjon Valle, i ftuar nga GKA.

Në këtë kuadër do të organizohet konferenca për mediat në orën 12.00 te dates 29 nentor, ku do të jetë e pranishme edhe kuratorja italiane Angela Madesani.

Publiku do të ketë mundësinë të vizitojë  sallat e GKA me vepra të autorëve të traditës, të realizmit socialist, si dhe pavijonin e ri me vizatime të artistëve shqiptarë.

Skena për fëmijët

Ekspozitë me punimet e fëmijëve në formën e një instalacioni e cila do të jetë në Hollin e Teatrit, ora  09:00 – 21:00        

Shfaqje me kukulla nga trupa e Teatrit të Kukullave ; ora 10:30 – 11:00                                  

Koncert festiv me fëmijët e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë: ora  11:00 – 12:30

Shfaqja e filmave vizatimor për fëmijë  nga Kinemaja Shqiptare; ora 12:30 - 18:00

Shfaqja Muzikale për fëmijë  “Rozi dhe Kopshti magjik”; ora 18:00 - 19:00 

 “Nostalgjia e filmit për fëmijë : “Qyteti më i bukur në botë”, “Mimoza Llastica”, “Një vonesë e vogël”.

Ekspozita dhe Histori

Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar do të hapet ekspozita me temë: “104-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, e cila zhvillohet si bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë. Në ekspozitë  prezantohen: Pena historike e firmosjes së Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, flamuj kombëtarë, bustet e disa prej anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, vula të administratës së kohës, periodikë, materiale etnografike me simbole kombëtare, fotografi origjinale të kohës, libra të kohës etj.

Në  Sallën UNESCO  do të transmetohen gjatë ditës filma shqiptarë, me hyrje të lirë për të interesuarit.

Nata e Bardhë hap dyert edhe për Mozaikun e Tiranës, i cili do të jetë i hapur për vizitorët.

“Skënderbeu” në  opera

Në skenen e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do mund të ndiqni një nga krijimet më të bukura shqiptare, opera-n “Skënderbeu” të Prenk Jakovës, interpretuar nga artistët lirikë të TKOB, ora 19:00

Filma shqiptare në Cineplex

Në kinematë Cineplex, TEG, Tiranë, përgjatë gjithë orareve të datave 28 dhe 29 Nëntor 2016, në vlerën e biletës 200 Lek mund të shihni filmat shqiptarë.

E hënë, 28 nëntor:

“Tomka dhe shokët e tij” ora 13:45

“Pritja” ora 14:30

“Gjoleka Djali i Abazit”  ora 15:45

“Anija” ora 17:45

“Nëntori i Dytë”  ora 20:00

“Krom” ora 22:00

E martë, 29 nëntor:

“Lindje Perëndim Lindje” ora 13:30

“Amsterdam Express” ora 15:45

“I Dashur Armik” ora 17:45

“Trishtimi i Zonjës Shnajder” ora 20:00

“Bota” ora 22:00

Cirku Kombëtar, pantomimë dhe iluzione

Në Arenën e Cirkut Kombëtar,  do të shfaqet  premiera e re për fëmijë e titulluar “Flintstones”;

Ora 11:00 -12: 00 

50 artistë, akrobatë dhe kërcimtarë të të gjitha moshave. në shëtitoren pranë Galerisë Kombëtare do të realizohet një spektakël i plotë, ku do të luajnë të alternuar si artistë profesionistë, artistët e vegjël të Studios së Cirkut Kombëtar si dhe artistët amatorë. Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe grupi i valleve popullore “Trad Folk Tirana”.  Mund të ndiqni numra akrobatikë, ekuilibri, zhonglerimi, pantomima, numra iluzioni, numra me kafshë, kërcime etj.  Ora 12: 30 – 13:30

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814